VlorëNjë automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Kuç-Qeparo.

Nga zjarri në makinë pësoi djegie të lehta në dorë shoferi, por fatmirësisht pa lëndime të tjera.

Mjeti u dogj tërësisht nga zjarri, që paraprakisht dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë saktësisht shkaqet e rënies së flakëve.