Policia Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia dhe u gjetën 28 kg kanabis duke bllokuar sot edhe sasinë prej 456.9 kg kanabis, e cila ishte planifikuar që të trafikohej nga malazezët.
Kanabisi ishte fshehur në shkurre, ndërsa pritej vetëm momenti që do të ngarkohej dhe transportohej në Itali. Të përfshirë në trafikun e drogës nuk janë vetëm tre skafistët malazezë që u arrestuan me inicialet E.K., M.S., R.M. por edhe tre shqiptarë me inicialet G.M. L.H. e J.M.
Gomonia dy ditë më parë u pikas në ujërat territoriale të Gadishullit të Karaburunit, ndërsa pas 24 orësh ndjekje dhe bashkëpunimit mes tre shteteve, skafistët u kapën në Malin e Zi.
Droga e sekuestruar
d.b/shqiptarja.com