VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Nartës në Vlorë. Një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemën.

Si pasojë e aksidentit, mjeti është kthyer përmbys, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.