VLORE- Katër shkolla në Vlorë janë mbyllur ditën e sotme nga Drejtoria e Shëndetit Publik për shkak se nuk përmbushin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare. Sipas DSHP në Vlorë shkollat “Pilo Prifti”, “Bishani”, “Belisufi”, “Ismail Qemali” do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 tetor, pasi do të bëhet dezinfektimi i tyre.

Është bërë dezinfektimi i tualeteve jo vetëm të këtyre shkollave, por të të gjitha shkollave të komunës Novoselë, pasi kanë qënë të shumta rastet ku fëmijët e zonës së komunës Novoselë kanë shfaqur simptoma të tilla. Shefi i higjenës për Vlorën, Hasan Cufaj është shprehur për A1Report se kjo është një situatë epidemike ku, nuk dihet se nga vjen, nga uji i pijshëm apo nga ndonjë virozë tjetër. Sipas tij prandaj ata janë detyruar të mbyllin këto shkolla.

"Kontrolli i lënë para disa ditësh nëpër shkollat e Novoselës , Bishan dhe Fitore, nuk kanë arrit asnjë nga detyrat që lanë të zbatohen." tha Cufaj

shkolla vlore me logo
Prej disa ditësh nxënësit e këtyre shkollave janë paraqitur të sëmurë, ku shumë prej tyre janë nënshtruar dhe mjekimit në spitalin e Vlorës. Shqetësimet e nxenësve i konfirmon edhe drejtori shkollës “Ismail Qemali” në fshatit Fitore, Shyqyri Aliaj.

"Arsyeja është përhapje e një virusi që është i dëmshëm te fëmijët, sjell temperaturë, bark e të vjella. Situata ka qenë alarmante, gjendja shëndetësore e fëmijëve ka ardhur duke u përmirësuar nga 21 nxënës që kishte para një jave sot mungonin vetëm 6 nxënës." tha Aliaj


shkolla vlore me logo
Ndërsa shkollat janë mbyllur deri në 20 tetor, kreu i komunës Novoselë shprehet se ende nuk dihet se nga vijnë virozat e banorëve, por sipas tij uji i pijshëm ka patur nivele të ulëta klonrimin. Nje analizë e ujit është bërë 5 ditë më parë nga DSHP.

shkolla vlore me logo
(Në foto: Ambjentet e shkollave te mbyllura sot nga DSHP) Foto të tjera

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)