Vlorë, dy aksidente në punë, dëmtohen rëndë punëtori i naftës dhe ai i bashkisë

 Vlorë, dy aksidente në punë, dëmtohen rëndë punëtori i naftës dhe ai i bashkisë

Foto ilustruese

Një punëtor nafte është dëmtuar rëndë këtë të shtunë në Amonicë të Vlorës, teksa po ushtronte profesionin e tij. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Ali Gropa, banues në Patos të Fierit. Mësohet se teksa po punonte në pusin e naftës së fshatit të përmendur, Gropa ka lënduar dorën me një mjet prerës. Pasi në Vlorë i thanë se i duhej hequr, Gropa i është drejtuar Spitalit të Tiranës. Sa i takon gjendjes së tij aktuale shëndetësore, ende nuk ka informacion.

Një tjetër ngjarje është shënuar mbrëmjen e djeshme, po në Vlorë. Një 50-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërkohë që po merrej me dekorin e festave në qytet. Report Tv raporton se bëhet fjalë për punonjësin e Bashkisë Vlorë me inicialet K.S. Sipas burimeve të Report Tv, 50-vjeçari u dërgua rreth orës 20:00 në Spitalin e Vlorës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja