-
Vlorë, dy aksidente në punë, dëmtohen rëndë punëtori i naftës dhe ai i bashkisë
Vlora është prekur përgjatë dy ditëve nga dy ngjarje të rënda, të ndodhura në vendin e punës. Sot, një punëtor nafte në Amonicë të Vlorës ka dëmtuar rëndë një dorë. Ndërsa ditën e djeshme, një punonjës i bashkisë teksa po merrej me dekorin e festave në qytet është goditur nga rryma elektrike, duke e lënë atë në gjendje të rëndë për jetën.
24 Nëntor 2018, 12:48