
Dy drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pas dy aksidenteve rrugore të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe persona të plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar, ka nisur hetimi për F. A., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, është vënë nën hetim edhe A. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, duke drejtuar një automjet tip “BYD”, është përplasur me një automjet tip “Hyundai”, me drejtuese shtetasen P. S., 28 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, katër pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Hyundai” janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia në Vlorë procedoi penalisht shtetasin F. A., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar dëme materiale; proceduan penalisht shtetasin A. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “BYD”, është përplasur me automjetin tip “Hyundai”, me drejtuese shtetasen P. S., 28 vjeçe. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, 4 pasagjerë që udhëtonin në automjetin tip “Hyundai”.
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën polici dhe gruaja mësuese, plagoset nëna me 2 fëmijë! Përplasen 15 mjete e ambulanca në Rrugën e Kombit, përmbyset autobusi (VIDEO)








