Fillimviti tragjik në rrugët e vendit. Një aksident i rëndë me dy viktima në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, u shënua mëngjesin e së premtes, 2 janar. Nga përplasja e fortë e dy mjeteve Porsche dhe Mercedez Benz në afërsi të fshatit Gocaj humbën jetën Elona Florini dhe Petrit Florini, 45 dhe 53 vjeç, burrë e grua me profesion mësuese dhe punonjës i policisë.
Gjithashtu, pasagjerë në mjetin tjetër, Porsche u plagosën nëna me 2 fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ulja e temperaturave solli ngrica në Rrugën e Kombit. Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer që u përmbys në rrugë dhe një autoambulancë e koncesionarit.
Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
3 aksidente të tjera u regjistruan në Vlorë, ku nisi hetimi për 3 drejtuesit e mjeteve dhe 5 persona u plagosën. Një 90-vjeçar u përplas nga makina dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi 22-vjeçar është shoqëruar në polici. Një 29-vjeçar përplasi mjet dhe mbetën të lënduar 4 pasagjerët, ndërsa një 18-vjecar ka humbur kontrollin e mjetit pasi ishte në gjendje të dehur dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Në Lushnjë u regjistrua një aksident vetëm me dëme materiale.
Aksidenti në Lezhë e çon në 5 numrin e viktimave në rrugë vetëm në 2 ditët e para të vitit. Një ditë më parë, pak pas ndërrimit të viteve, një aksident tragjik u shënua në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”.
Nga përplasja e dy automjeteve jeta e 3 të rinjve u pre në mes. Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç humbën jetën ndërsa e plagosur mbeti e fejuara e Dulajt, Arsida Demiri, 19 vjeçe e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Blutë kanë nisur hetimet për një nga drejtuesit e automjeteve të aksidentuara.
“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin E. T., të cilat janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Dy drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës pas dy aksidenteve rrugore të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe persona të plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar, ka nisur hetimi për F. A., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, është vënë nën hetim edhe A. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, duke drejtuar një automjet tip “BYD”, është përplasur me një automjet tip “Hyundai”, me drejtuese shtetasen P. S., 28 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, katër pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Hyundai” janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia në Vlorë procedoi penalisht shtetasin F. A., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar dëme materiale; proceduan penalisht shtetasin A. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “BYD”, është përplasur me automjetin tip “Hyundai”, me drejtuese shtetasen P. S., 28 vjeçe. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, 4 pasagjerë që udhëtonin në automjetin tip “Hyundai”.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortes së tij, Elona Florini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen.
'Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshortën Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithe ne! U preheshi në paqe Petrit dhe Elona', shkruan ai.
Moti i keq me reshje shiu te cilat u shoqeruan me ngrica krijuan probleme në rrugën e Kombit. Per shkak te prezences se akullit, pergjate segmentit Milot-Kalimash u regjistrun tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer dhe një autoambulancë e koncesionarit.
Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njësia e Autostradave po monitoron situatën dhe lëvizjen e mjeteve, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore. Ndërkohë, firmat mirëmbajtëse janë vënë në lëvizje për hedhjen e kripës në rrugë, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve.
Megjithëse ulja e temperaturave ishte paralajmëruar, ka munguar nderhyrja ne kohe per hedhjen e kripes ne rruge e po ashtu shumë drejtues mjetesh nuk i kanë marrë masat e nevojshme dhe janë gjetur të papërgatitur.
Një aksident rrugor është regjistruar pranë postës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësorë të moshuar.
Mjeti tip “Audi” drejtohej nga personi me inicialet O. A., 22- vjeç, ndërsa ka aksidentuar këmbësorin P. O., rreth 90 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Rrethanat e aksidentit po hetohen.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Sot, rreth orës 10:45, në vendin e quajtur “Kapelja”, shtetasi O. A., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. O., rreth 90 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në Rrugën e Kombit janë shkaktuar për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta, disa aksidente rrugore në mëngjesin e sotëm.
Mësohet se në aksidente janë përfshirë gjithsej rreth 15 automjete, mes tyre edhe një ambulancë

Report Tv ka siguruar foton e dy viktimave që humbën jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër. Çifti i bashkëshortëve nga Puka janë identifikuar me emrat Petrit Florini, efektiv policie, dhe Elona Florini, mësuese.
Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut, është pasuar nga një tjetër aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës.
Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë me dëme materjale dhe me lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre.
Në aksidentin e ndodhur sot në rrethrrotullimin e Savrës janë përfshirë dy mjete tip Benz me dëme materjale.
Sipas policisë së qarkullimit shkaku i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.
Moti keq me temperatura të ulëta ka krijuar ngrica në Rrugën e Kombit. Per pasoje një autobuz është përmbysur në afërsi të Rrëshenit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka edhe persona të plagosur.
Komente











/ERI/ e /TORI/,mire ne dimer e paska fajin ngrica,debora, mospastrimi i duhur i rrugeve nga kompani oligarkesh qe supozohet t'i mirembajne,po ne vere kush e ka fajin per aksidente? Shpejtesia dhe c'vemendja jane shkaktaret kryesore.
PërgjigjuDëmi ishkaktuar fatura duhet ti shkojë mirmbajtësit që merr parat nga taksat tona të rrugës nga dëbora, dhe ngricat .
PërgjigjuKu është oligarku i Berishës që mirmban Ruugen e Kombit? Pse nuk përdorët krypa për rrugën sinë gjth Europen?
PërgjigjuBesoj qe jo te gjithe kan gomat dimrore qe jane shume te rendesishme. Ngushllime
PërgjigjuPo ca gomash thua ,,keta nuk ecin ne rruge fluturojne ulet ,, ngushullime !!pija dhe shpejtesia eshte faktor kryesor te dyja keto kontrollohen nga truri pra kuptohet shkaku..
Tan mi venos pipen i ki shtat ball!
Përgjigju