Vlorë/ Dyshohej për tritol, alarm fals për makinën para Drejtorisë së Policisë

Vlorë- Rezulton fals alarmi i ngritur që prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, se në një makinë para Drejtorisë së Policisë, ishte vendosur tritol. Pronari i mjetit ishte ai që kishte pretendime për lëndë plasëse në makinën e tij, tip "BMW" me targa AA895 TX parkuar në lagjen "Kushtrimi".

Burime për Report Tv bëjnë me dije, se ky pronar është ndaluar gjatë natës edhe nga policia në Fier. Në momentet e para të raportimit, u dyshua se brenda makinës mund të kishte tritol. Ishin forcat xheniere që hoqën çdo dyshim, pasi nga kqyrja nga jashtë dhe brenda makinës, rezultoi se ishte alarm i rremë. Forcat xheniere kontrolluan të gjithë makinën por nuk u gjet asnjë send i dyshimtë, apo pako e ngjashme me ato të tritolit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit