Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë.
Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul.
"Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën", njofton Policia.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë.








Komente
Komento