Vlorë, Edi Rama: Pavarësisht nga
gabimet, shëtitorja do jetë e buku

Vlorë, Edi Rama: Pavarësisht nga<br />gabimet, shëtitorja do jetë e buku
VLORË - Kryeministri Edi Rama, ka përuruar nisjen e konkursit për projektin e shëtitores së Vlorës që do të mbajë emrin “Lungo Mare” (Përgjatë detit). Ceremonia e nisjes së këtij konkursi është mbajtur në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë, në 28 Nëntor.

RAMA NE FB: FALEMINDERIT VLORA, SOT NJE DITE E BUKUR
Duke folur në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, e sotmja, ishte “ditë e bukur në Vlorë mes shumë njerëzish bashkë me kryetarin e Kuvendit e miq të ardhur nga trevat shqiptare në rajon”. “Faleminderit Vlora!”, shkruan kryeministri në Facebook.

Sipas Ramës, “çelja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës, hapi i parë drejt një transformimi madhor për Vlorën e Shqipërinë turistike”.

Sipas tij, në vitin 2015 do të kemi një portë tërheqëse në Mesdhe. “Besimplotë se në verën e vitit 2015 do kemi në qytet, një portë tërheqëse të Mesdheut me një vijë bregdetare të dorës së parë për turizmin.

RAMA: VLORA, PAVARESISHT GABIMEVE DO TE BEHET SERISH
Të pranishëm në ceremoni e nisjes së konkursit për shëtiroren e Vlorës, ishin edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrat dhe të ftuar të tjerë. Pas prezantimit të disa prej kushteve dhe projekteve, e ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama, i cili tha se, pavarësisht disa gabimeve që janë bërë deri më tani, në Vlorë do të ndërtohet vijat më të bukura në bregdetin e Mesdheut.
 
Fillimisht kryeministri Rama e nisi fjalën e tij, duke uruar Pavarësinë. “Gëzuar Pavarësinë. Më lejoni që si deputet i qytetit, ti uroj mirëserardhjen kreut të Kuvendit, kabinetit dhe të të gjithë vëllezërve tanë nga të gjitha trevat e rajonit”, tha Rama.
 
“Të falenderoj nga zemra, skuadrën e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për këtë konkurs ndërkombëtar që shënon një kapitull të ri për qytetin tonë dhe ky konkurs hapet sot në vitin e parë të 100 vjetorit të dytë të Pavarësisë së vendit tonë dhe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt, integrimit Europian nën udhëheqjen e Aleancës për Shqipërinë Europiane”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama, duke nisur prezantimin e projektit të shëtitores.
 
Rama nuk ka lënë pa kujtuar edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ishin bërë në breg të detit. “Sot keni një thesar që për shumë vite na humbi nga sytë dhe u desh një ndërhyrje jo shumë e vështirë që të shohim bregdetin e qytetit tonë. Sot nuk ka asgjë që na duhet ta shpikim, por ka shumë shembuj në të gjithë Mesdheun. Kemi shembuj edhe për të mësuar nga gabimet e të tjerëve për projektet e bëra. Kemi edhe eskperiencën e nevojshme për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë jo vetëm talente dhe forcën e imagjinatës të arkitektëve me famë në botë por edhe atë të qytetarëve të Vlorës”, tha kryeministri Rama.
 
Kryeministri tha se, “kemi marrë një zotim që ta zhvillojmë dhe këtij zhvillimi ti japim edhe qëndrueshmëri. Ky konkurs dhe projekt janë hapi i parë drejt realizimit të këtij zotimi. Ky qytet dhe vija bregdetare janë një sfidë për tu promovuar, nga Pylli i Sodës deri lart tek Tuneli, në një realitet të ri europian dhe urban”.
 
E më pas në fjalën e tij, kryeministri Rama ka folur edhe për gabimet që janë bërë deri më tani në ndërtimin e Vlorës si qytet që drejtohet prej shumë vitesh, nga Shëtim Gjika dhe ndërtimeve që janë bërë në breg të detit. “Jam i bindur se, pavarësisht gabimeve të bëra, për shkak të mos eksperiencës apo të ngutjes gjatë zhvillimit të pa qëndrueshëm, aty është vendi për të ndërtuar një nga vijat më të bukura të Mesdheut për të thithur një numër jo vetëm më të madh por edhe më cilësorë turistësh”, tha kryeministri Rama.

Sipas tij, “në një kohë të shkurtër, brenda 2 vitesh do ta prekim me sy dhe do ta jetojmë si realitet këtë projekt që nisim sot. Objektivi ynë është që projekti të jetë i realizuar para sezonit të verës 2015 dhe ne i kemi mundësitë. Jemi duke u përgatitur edhe për projekte komplomentare që ky zhvillim të shtrihet në të gjithë bregdetin Jon”.

“Një numër projektesh janë të përfunduar dhe presin burimet e financimit, pasi më e lehtë është të thuhet se të bëhet, por ne do e gjejmë edhe burimin e financimit. Sfida është që kësaj shëtitoreje ti japim përmasën e njeriut dhe lëvizjen e makinave ta devijojmë në një rrugë tjetër”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.
 
Kryeministri nuk la pa kujtuar edhe vizitën e disa ditëve më parë të bërë në Vlorë, pas shembjes së ndërtimeve pa leje. “Ka qenë emocion i veçantë kur para disa ditësh pashë mijëra njerëz që shëtisnin bregun e detit. Tani më nuk duhet të zgjedhim se kush të ecë para, burri apo gruaja por kur ne të ndërtojmë shëtitoren do të ketë edhe qytetarë nga rrethe të tjera që të vijnë e të shëtisin në këtë vend. Kemi të gjitha mundësitë që Vlora të shndërrohet në pikat më të frekuentuara të Mesdheut”, deklaroi kryeminstri.
 
"Ne kemi një fat të mirë, se jetojmë në një rajon paqeje dhe fati tjetër është se lagemi nga dy dete dhe ta kthejmë këtë fat në një mirëqënie për të gjithë qytetarët. Ta bëjmë Vlorën, që çdo kush që lind këtu të ndihet me fat, pasi të ketë gjithçka të siguruar.
 
Gëzuar edhe një herë 28 Nëntorin dhe në emrin tuaj më lejoni ti ftoj për drekë, miqtë që na kanë nderuar”, përfundoi fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, duke mbyllur edhe ceremoninë e nisjes së konkursit për projektin e ndërtimit të shëtitores “Lungo Mare”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptaraja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit