Orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës janë shoqëruar më një shpërthim eksploziv në një makinë në "Ujin e Ftohtë". Mësohet se shpërthimi është dëgjuar rreth orës 05:20 të mëngjesit, në vendin e quajtur "7 Pallatet".

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar. Burime për Report Tv pranë Policisë së Vlorës bëjnë me dije se makina tip "Mercedes Benz" ishte në pronësi të 42- vjeçares Vejushe Dalipaj. 

Si pasojë e shpërthimit, automjeti ka pësuar dëme në pjesën e parë të tij, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

[gallery]24615[/gallery]
Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ''Mercedes Benz'', ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ''Benz'', ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ''7Pallatet'', në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t'i kenë vendosur.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com