VLORË - Zbulohen detaje të reja për shpërthimin me lëndë eksplozivi në pallatin 12 katësh, ku banon kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, ndërsa në katin e 7-tëkandidati për deputet i LSI, Shkëlqim Selami.
Burime nga policia e Vlorës deklarojnë se shpërthimi mendohet të ketë ndodhur me fitil dhe jo përmes telekomandimit, siç u dyshua fillimisht.
Kjo pasi pak metra nga vendi, ku ndodhi shpërthimi në katin e 10-të të pallatit 12-katësh është gjetur një pjesë fitili. Sipas policisë së Vlorës, mendohet se autorët e kanë kryer shpërthimin përmes një fitili rreth 2 metër të gjatë në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, më 1 qershor 2013.
Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e tyre. Ende nuk është sqaruar nëse shpërthimi me lëndë eksplozivi ka pasur për objektiv kreun e PD, Ardian Kollozin, apo për ndonjë banor tjetër të pallatit. Nga ana e tij Selami ka mohuar që eksplozivi të ketë lidhje me të.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com