Vlorë, ekspozohet kultura kineze 
Leli: Rrisim shkëmbimet mes vendeve

Vlorë, ekspozohet kultura kineze <br />Leli: Rrisim shkëmbimet mes vendeve
Ngjyrat e Kinës zbresin në Vlorë. Një aktivitet i zhvilluar nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Kinë, ambasada e Kinës dhe bashkia e Vlorës, kanë sjellë në qytetin bregdetar larminë e kulturës, muzikës dhe kuzhinës kineze nëpërmjet një grupi të bashkisë së Jang Zhout.

Muzika e Kinës, larmishmëria e ngjyrave të kulturës së saj, të gërshëtuara me traditën e bashkisë Yanghzhou, kanë përcjellë për të pranishmit e shumtë, një mbrëmje të veçantë.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli e ka quajtur një ngjarje të rëndësishme kulturore për historinë dhe bashkëpunimin e dy vendeve dhe dy bashkive,Vlorës dhe Yangzhout, për të rritur interesin dhe investimet e Kinës në Vlorë. 

‘’Sot në teatrin Petro Marko, me miq nga bashkia e Yangzhout me të cilën një vit më parë në shtator bashkia e Vlorës lidhi një marrëveshje binjakëzimi. Gjatë një viti të tër kemi pasur kemi pasur kontakte të vazhdueshme, njerëz që na kanë vizituar, investitorë, industrialist të cilët kanë qenë prezent në zyrën time duke parë tek Vlora një vend atraktiv dhe me interes për të investuar’’, u shpreh kreyetari i Bashkisë. 

Përfaqësuesja e kulturës në bashkinë Yangzhou e ka cilësuar Vlorën një mrekulli të kulturës, traditës dhe turizmit shqiptar. 

 ‘’Jemi tërhequr shumë nga bukuria e Vlorës si një qytet bregdetar.Vlora është një qytet shumë i bukur dhe jam e bindur se edhe qytetarët nga Jangzhou do të jenë të interesuar që të bëjnë një vizitë këtu. Do të bëj një reklamë për burimet turistike që ka Vlora. Shpresoj që në të ardhmen bashkëpunimet dhe shkëmbimet mes dy bashkive në fushën e turizmit dhe fusha të tjera të thellohen edhe më shumë’’, u shpreh përfaqësuesja e kulturës.

Vlora dhe bashkia e Yangzhout synojnë që bashkepunimin e tyre ta mbështetsin tashmë, jo vetëm në aktivitetet kulturore të ndersjellta, por dhe në fushën e turizimit dhe rritjen e investimeve kineze. Dy bashkitë kanë një marrëveshje binjakëzimi prej 1 viti.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot