Vlorë, familja nga Bonavia denoncon
shpërthim tritoli.Policia:Bombol gazi

Vlorë, familja nga Bonavia denoncon<br />shpërthim tritoli.Policia:Bombol gazi
VLORE- Shtëpia e familjes Bida në Bonavi të Vlorës denoncon për një shpërthim tritoli, si dhe akuzon policinë se përveçse nuk e publikon ngjarjen, do ta klasifikojë si shpërthim nga një bombël gazi.
 
Siç pretendojnë për “A1 Report” familjarët e Todi Bidës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në fshatin Bonavi të Vlorës, vetëm 20 km nga qyteti, pjesë e komunës Qendër, kryetar i së cilës është Fredo Berberi, i plagosur nga një atentat me minë me telekomandë në makinë.
 
Sipas kësaj familjeje, në spital përfundoi me plagë në kokë dhe trup e moshuara Urani Bida, ndërsa i biri që ka ardhur enkas nga Greqia me urgjencë pretendon për një shpërthim tritoli dhe jo të bombolave të gazit.
 
Ai tregon për kamerat e televizionit tonë dy bombolat e gazit të pashpërthyera, ndërsa akuzon policinë për fshehjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat