VLORE - Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës Arben Ristani është takuar me banorët e lagjes “1 Maji” të cilët jetojnë në ish-kabinat e plazhit. 90 familjet të cilat janë strehuar në këto “banesa” të vjetra janë pa energji elektrike prej 10 ditësh për shkak të debive që i kanë OSHEE që prej vitit 2007. 

Ristani u shpreh se ndjehet i shokuar nga gjendja në të cilën i shikon këto familje, kur qeveria sipas tij godet të varfrit dhe mbron interesat e tij.

Ristani: Vendi i opozitës në Parlament, do të jemi atje!

Ristani tha se vendi i opozitës është në parlament dhe ajo atje do të jetë, por fillimisht duhet të shpëtohet parlamentarizmin, i cili sipas tij është dominuar nga krimi dhe persona të inkriminuar. 

“Pra nuk është ligji që funksionon vetëm fukarain, ligji funksionon tek qytetari në rradhë të parë. Sigurisht që vendi i opozitës është në parlament dhe opozita atje do të jetë në parlament por neve duhet së pari të shpëtojmë parlamentarizmin. Nuk është parlament ai që sundohet nga njerëzit me precedent penal dhe njerëit e inkriminuar”, u shpreh Ristani para banorëve.



ristani

FOTO

Banorët: Jemi të pastrehë, s’kemi të paguajmë
Banorët shprehen se ata gëzojnë statusin e të pastrehut, të invalidit e në këto kushte nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë faturat e energjisë së konsumuar. 

banoret

OSHEE rikthen energjinë pas 10 ditësh: Lidhnin kontratat e marrëveshjes, ose ua heqim sërisht
Por prezenca e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në këtë zonë ka shërbyer që familjeve t’u rikthehet përkohësisht energjia elektrike dhe t’i vihet si kusht lidhja e kontratave dhe e marrëveshjes me OSHEE-në për të shlyer me këste debinë e mbledhur ndër vite. Banorët do të kenë afat deri të shtunën për t’u paraqitur pranë zyrave të OSHEE-së. Në të kundërt do t’i ndërpritet sërish energjia elektrike.
 
Ishin vetë punonjësit e OSHEE-së dhe Policia e Shtetit që mbërritën në lagjen “1 maji” për të arritur kompromisin me banorët, por situata është tensionuar. Rebelimi i banorëve bëri që kreu i OSHEE-së së Vlorës, Julian Demaj të zbresë në zonë së bashku me forcat e policisë. 

Kontratat në “ngërc”, 90 familjet jetojnë në kabinat e Bashkisë
Problemi bëhet më kompleks, pasi këta banorë nuk kanë dokumentet e duhura për të lidhur kontratë me OSHEE, pasi ish-kabinat e plazhit ku jetojnë janë në pronësi të Bashkisë së Vlorës, ndërsa nga Bashkia askush nuk është interesuar për sqaruar këtë konflikt.
 
Prononcimi i plotë i Ristanit për mediat: