Vlorë, festohet 72 vjetori i krijimit të Republikës së Italisë

Nën ritme muzikore dhe më shumë të ftuar është festuar si çdo vit edhe këtë fillim vere festa e Republikës së Italisë. 72 vjetori i festës së Republikës mblodhi në portin e jahteve në Vlorë, personalitete dhe miq nga qyteti bregdetar dhe jo vetëm. Me një atmosferë festive, të ftuarit u priten nga konsullja Luana Alita Micheli. Ajo i uroj mirëseardhjen të ftuarve duke theksuar se është e privilegjuar që për të dytin vit radhazi është pjesë e festës.

Ndërsa ambasadori Italian në vendin tonë, Alberto Cutillo fjalën e tij përshëndetëse e nisi në gjuhën shqipe duke thënë se është i lumtur që feston në Vlorë. Për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli bashkëpunimi me konsullatën Italiane në Vlorë ka ardhur çdo vite në rritje, madje ka edhe një projekt për një bashkëpunim në lidhje me turizmin dhe gastronominë.

Më vjen mirë që produkti që sjell bashkëpunimi me konsullatë italiane në Vlora ka qenë në rritje.

Dritan Leli

Fesat ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes ku të pranishmit u argëtuan me muzikë të këngëtarëve të mirënjohur shqiptar të cilët janë njohës të mirë të muzikës italiane siç është Marsela Çibukaj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja