VLORE - Një aksident i rëndë është regjistuar mesditën e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Drejtuesi i një biçiklete, H.M., 57-vjeç, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip "Ford" me targa AA 137 OY me drejtues shtetasin Arsjon.L., 22 vjeç i cili lëvizte me shpejtësi. Pas aksidentit i riu është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.

57-vjeçari u transportua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Vlorës, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të marra në kokë.

Policia u vu në ndjekje të drejtuesit të automjetit, Arsjon.L., 22 vjeç, të cilin e vuri në pranga pak minuta pas ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. 

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Më datë 19.03.2018, në aksin rrugor të transballkanikes mjeti tip ''Ford'', me drejtues shtetasin Arsjon.L., 22 vjeç, ka përplasur shtetasin që udhëtonte me biçikletë H.M., 57 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes nga mjeti shtetasi H.M., ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Ndërkohë si rezultat i reagimit të shpejtë të strukturave policore të Vlorës u bë e mundur ndalimi dhe kapja e shtetasit Arsjon.L., në vendin e quajtur pranë Kastratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të aksidentit.

Redaksia Online

l.q/Shqiptarja.com