Në njoftimin e shpërndarë nga policia e Vlorës thuhet se personi në fjalë ka telefonuar në sallën operative, ndërsa mësohet se i plagosuri është M.H, 23 vjeç, i cili rezulton të jëtë plagosur me armë gjahu.I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe zbardhjen e autorëve.
Informacioni Paraprak i policisë së Vlorës:
Më datë 18.10.2017 Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një shtetasi se në vendin e quajtur ''Guri i Çifutit'', në rrugën e Nartës ka konstatuar pas një karburanti një shtetas të plagosur me armë gjahu.
Shtetasi i plagosur është M.H., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









