VLORENadir Gjata, humbi jetën në aksident në orët e para të ditës së sotme, (21 gusht 2023) pranë portit të Vlorës. Ngjarja u shënua rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”. 

63-vjeçari, ishte bashkëpronar i një agjensi biletarie prane portit të Vlorës.  Ai po kthehej nga agjencia me automjetin e tij kur ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe shëndetësore. Për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar taksi, i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Nga aksidenti 63-vjecari ka marrë goditje në kokë, çka dyshohet se i shkakoi vdekjen e menjëhershme.

Familjarët e pronarit të biletarisë kanë ngritur pretendime, se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Dyshimet e tyre kanë lindur pasi viktima kishte një plagë pas koke që mund të jetë shkaktuar për ti marrë paratë. 

Gjithashtu ata u ankuan pranë oficerëve të policisë se gjatë aksidentit ka humbur çanta e viktimës, ku mbante sendet personale, dokumentet dhe paratë. 
Ndërsa policia e vlorës bëri të ditur zyrtarisht se nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune" informoi sot në mesditë policia.    

Hetimet po kryhen nga prokuroria e Vlorës për dokumentimin e plotë dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit, Nadir Gjata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Policia jep detaje: Si ndodhi vdekja e bashkëpronarit të agjencisë së biletave në Vlorë

1692606000_44554.jpg

Policia jep informacion zyrtar lidhur me vdekjen e Nadir Gjatës në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi N. GJ., 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.       

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.        

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.     

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit