Një gomone eshte zbuluar sot 18 milje në brendësi nga grykëderdhja e Vjosës. Gomonia e gjetur dy ditë më parë sipas policisë, ishte e kamufluar në brendësi te shkurreve brenda gjireve të lumit Vjosë. Mjeti është zbuluar dy ditë më parë por nuk ishte bërë publike me qëllim arrestimin e poseduesve.
Gomonia ishte lënë në vendin e zbuluar ku dhe ruhej nga agjentë civilë në largësi të saj me qëllim kapjen e poseduesve që do të afroheshin të viheshin në pranga nga policia e Vlorës. Gomonia ishte e modifikuar me dy motorrë të fuqishëm dhe ka një gjatësi prej 12 metrash. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se mjeti i fuqishëm dyshohej se do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.