TIRANE - Si përfaqësues të mandatuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë e të zgjedhur me votë popullore në pushtetin vendor, në emër edhe të të gjitha strukturave të P.S në Vlorë, Kryebashkiaku Shpëtim Gjika doli sot në një deklaratë për median për t’u shprehur kundër veprimit politik të Arben Malajt për të dalë si kandidat i pavarur politike në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor.
Duke deklaruar se "Arben Malaj ka prerë në besë socialistët e vërtetë të Vlorës.", Gjika dëshironte t’i kujtonte se z. Malaj, nëse vërtet e kishte harruar ai ishte ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos.
"Në emër të socialsitëve të Vlorës, jemi kundër veprimit politik të Arben Malajt për të kandiduar si i pavarur në Vlorë. Nuk e mbështesim. Arben Malaj ka prerë në besë socialistët e vërtetë të Vlorës. Duhet të tërhiqet, çdo votë që mund të marrë është në favor të PD-së”- tha Gjika.
Duke i kujtuar se është borxhli ndaj vlonjatëve Gjika i bën thirrje Malajt të tërhiqet të mos dalë në mes të kësaj beteje për të hequr Berishën nga pushteti.
"Ju bëjmë thirrje z. Malaj, të hiqeni mënjanë e të mos na futeni në mes, se rrezikoni të bëheni parzmore e mburojë e Sali Berishës. Ne e kemi të qartë se çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës. Do t’ia bëjmë të qartë të gjithë popullit opozitar. Fatmirësisht jemi ende në fillim të fushatës dhe bateritë ende s’janë zbrazur. Vendi yt, Arben Malaj, është përkrah nesh, ashtu siç e do nderi yt e i familjes tënde. Presim ta zësh sa më parë e me modesti atë vend. "- thuhet në deklaratën e Shpëtim Gjikës.
Për Gjikën "si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehërin e Berishës i Islamit etj, janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që humbi për shkak të gjoja përçarjes."
Deklaratë për Shtyp e Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika
16 Maj 2013
Jemi sot, këtu, për të shprehur një qëndrim të vendosur e të prerë, por edhe të qartë e pa asnjë dykuptimësi:
Ne, si përfaqësues të mandatuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë e të zgjedhur me votë popullore në pushtetin vendor, në emër edhe të të gjitha strukturave të P.S. në Vlorë, në emër të secilës zemër socialiste e opozitare që po numëron me padurim çdo rrahje të saj deri në fitoren e madhe historike të 23 qershorit:
Jemi KUNDËR veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor.
Dhe jo vetëm që ne nuk e mbështesim,jo vetëm që jemi kategorikisht kundër, por jemi të gjithë shumë të indinjuar e të revoltuar për faktin që një anëtar i familjes sonë të madhe socialiste, një drejtues i PS në qendër, me të drejtë fjale e vote në kryesi e në strukturat drejtuese, në një formë që ne e vlerësojmë si të pabesë e të pamoralshme, del nga pas shpine e kërkon të përdhosë atë që do të jetë në qarkun e Vlorës e në të gjithë Shqipërinë:
Fitorja historike e këtij populli që prej 8 vitesh mezi pret të çlirohet me fuqinë e votës së tij nga pushteti hajdut e vrastar i Sali Berishës.
Dëshirojmë me këtë rast t’i kujtojmë z. Malaj, nëse vërtet e ka harruar, se ai është ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos.
Qysh në korrik 1992 ishim bashkë në të parën betejë politike, në zgjedhjet vendore, ku ai pati privilegjin të ishte kandidati i PS për kryetar bashkie dhe vetëm për një grusht votash nuk u bë i tillë.
Që nga ajo ditë, me votën e socialistëve vlonjatë z. Malaj bëri përpara në karrierën e tij politike, në Kuvend e në Qeveri, në të gjitha qeveritë socialiste, në të gjitha grupet parlamentare socialiste.
Ne, si vlonjatë, mund edhe të kemi patur pakënaqësi, sidomos për kohën kur ishte ministër i qeverive socialiste, po kurrë s’ia mohuam mbështetjen e të drejtën për të na përfaqësuar.
Mirëpo ky mandat i fundit si deputet, e sidomos sjellja e tij e këtyre ditëve, dëshmojnë për një politikan të përkëdhelur e të llastuar keqazi nga kjo mbështetje.
Aq keq, saqë krejt ndryshe nga qëndrimi i matur e dinjitoz i kolegëve të tij Arben Isaraj, Eltar Deda etj, ai s’e ka për gjë as të na dalë kundër, të dalë kundër aspiratave të mijëra e mijëra socialistëve vlonjatë e familjeve të tyre.
Gjatë këtyre ditëve, z. Malaj flet si vlonjat e në emër të vlonjatëve, duke dashur të përligjë qëndrimin e tij tanimë prej opozitari të opozitës, me temperamentin e labit të inatosur.
Ne do t’ia pranonim qejfmbetjen e momentit të parë zotit Malaj, tek e fundit ishte mësuar për një kohë të gjatë të ishte në rresht të parë, madje edhe kur stononte me zërin e arsyeshëm të shumicës në PS.
Por Arben Malaj e harroi se ai ishte dhe është në politikë, jo vetëm si një investim i tij personal, por në radhë të parë si një investim i elektoratit që e ka votuar si pjesë e ekipit socialist.
Një investim që jo gjithmonë iu shpërblye në vlerën e merituar atyre.
Ai as denjoi të konsultohej me ta para se të merrte një vendim kaq të rëndësishëm politik për atë vetë, por edhe për ta, para se t’i priste në besë me këtë kandidim që vetëm kandidim s’mund të jetë.
Sepse si profesionist i llogarive, z. Malaj e di shumë mirë se ky kandidim, si gjoja i pavarur, nuk mund ta çojë atë asgjëkundi.
Në Kuvendin e Shqipërisë jo e jo.
Ai as që mund ta cënojë sadopak fitoren e qartë dhe plebishitare të PS dhe të opozitës së bashkuar në qarkun e Vlorës e në tërë Shqipërinë.
Por ne mendojmë se po gatuhet tjetër gjë.
Si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehërin e Berishës i Islamit etj, janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që humbi për shkak të gjoja përçarjes.
Jo, të dashur bashkëqytetarë!
PS hyn në këto zgjedhje më e bashkuar e më vendosur se kurrë më parë, më e rritur e më e përgatitur se asnjëherë tjetër për të neutralizuar çdo skenar e çdo mundësi që ky pushtet tashmë i marrë fund synon të jetësojë.
Nuk është mëria e inati që na shtyn neve, socialistëve e të gjithë opozitarëve të bashkuar, të deklarohemi kaq të vendosur për ta larguar me votë këtë qeverisje që kurrsesi s’e meritojmë.
E kemi vendosur që këtë radhë ne, si Vlorë e si vlonjatë, në emër të një interesi mbarëpopullor e mbipartiak, të përballemi në vijën e parë me Sali Berishën, politikisht, me votë sigurisht, por në mënyrën më të hapur e më të vendosur.
Ndaj ju bëjmë thirrje z. Malaj, të hiqeni mënjanë e të mos na futeni në mes, se rrezikoni të bëheni parzmore e mburojë e Sali Berishës.
Ne e kemi të qartë se çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës.
Do t’ia bëjmë të qartë të gjithë popullit opozitar.
Fatmirësisht jemi ende në fillim të fushatës dhe bateritë ende s’janë zbrazur.
Vendi yt, Arben Malaj, është përkrah nesh, ashtu siç e do nderi yt e i familjes tënde.
Presim ta zësh sa më parë e me modesti atë vend.
Mëritë personale do të dijmë t’i kapërcejmë, si në çdo familje të shëndoshë.
Ju faleminderit!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Malaj përgjigjet: Do t’i shërbejë socialistëve