Vlorë, Gjika zëvëndëson foton
e Topit me Ismail Qemalin

Vlorë, Gjika zëvëndëson foton <br />e Topit me Ismail Qemalin
VLORE- Kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka hequr nga zyra e tij foton e Presidentit të vendit Bamir Topi dhe në vend të tij vendos foton e Ismail Qemalit.  Në një takim me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth, të zhvilluar sot paradite, mësohet se  Gjika i ka thënë ambasadorit se kishte hequr foton e presidentit dhe për këtë kishte vënë në dijeni vetë kreun e Shtetit.

Sipas tij vendosja e fotos së Ismail Qemalit ishte bërë në shenjë respekti ndaj kësaj figure historike me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Zyra e presidencës reagoi duke thënë se “Fotoja e presidentit Topi nuk është hequr nga zyra e kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, fotoja ndodhet në krah të Ismail Qemalit”

GJIKA ANKOHET TE WOLLFARTH: QEVERIA S'NA JEP FONDE
Kryebashkiaku nuk ka ngurruar ti tregojë ambasadorit dhe pakënaqësitë e tij kundrejt qeverisë dhe neglizhencës së qeverisë ndaj bashkive dhe komunave që kryesohen nga socialistët.

Më e dukshme kjo indiferencë dhe shpërfillje është në qytetin e Vlorës i cili sipas kryebashkiakut nuk ka përfituar asnjë fond për ceremonitë festive të 100 vjetorit të shpallje së Pavarësisë. Gjithë pakënaqësinë e tij kreu i bashkisë së Vlorë ia shprehu kreut të misionit të OSBE Eugen Wollfarth i cili ndodhej sot në Vlorë.

“Qeveria i trajton bashkitë dhe komunat si fasada politike” është shprehur mes të tjeras Gjika.Kreu i bashkisë tha gjithashtu se ka ardhur koha që të unifkohet shoqata e bashkive.

Gjika gjeti rastin të ngrejë edhe cështje të tjera ku investimet e qeverisë për qytetin bregdetar thuajse nuk ndihen fre siç është arsimi dhe landfilli. Ai akuzoi qeverinë se po vonon qëllimisht financimet për landfillin dhe se projekti po pengohet nga këshilli i qarkut të Vlorës.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja