Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, në një
ditë sekuestrohen 947 kg kanabis

Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, në një<br />ditë sekuestrohen 947 kg kanabis
VLORE- Gjatë ditës së sotme policia e Shtetit, ajo kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë sekuestruar rreth 947 kg drogë e llojit Kanabis Sativa në Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Ndërsa një ditë më parë në Tiranë dhe Vlorë u sekuestrua më shumë se 1 ton lëndë narkotike Kanabis Sativa.

Mëngjesin e sotëm, policia e Gjirokastrës njoftoi për sekuestrimin e 400 kg mariuanë në një furgon me targa vlore i cili po lëvizte në aksin Gjirokastër-Subash. Furgoni sapo ka dalë nga Lazarati është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, dhe gjatë kontrollit u gjet droga ishte fshehur në mes të ullinjve e qepëve në furgon.

Ndërkaq vetëm disa orë më vonë u sekuestruan në Vlorë rreth 700 kilogramë drogë, sërish e llojit Kanabis Sativa. Droga u kap nga policia kufitare në një gomone të braktisur në gjirin e Arushës në Karaburun. Mëngjesin e sotëm policia sqaroi se pas peshimit sasia e drogës së sekuestruar është 347 kg dhe jo 700 kg  

Sipas policisë së Vlorës, gomonia ku u gjet droga ka një gjatësi prej 7 metrash, ndërsa dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej në Itali. Droga, e llojit Kanabis Sativa, ishte e ndarë në 25 çanta.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e poseduesve të lëndë narkotike.

SARANDË, PRANGA TRANSPORTUESIT TË 200 KG KANABIS SATIVA
Janë 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa që janë sekuestruar nga Policia e Sarandës, ndërsa në pranga është vënë edhe një person, që po i transportonte.
 
Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, falë informacioneve të marra në rrugë operative në aksin rrugor Pllakë-Sorone dhe pikërisht në vendin e quajtur Qafa e Soronesë, është bërë i mundur i mundur arrestimi në flagrancë i Fatmir Jasharrit, 41 vjec, banues në Sarandë.
 
Policia ka bërë të ditur se, arrestimi i këtij personi është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mercedes-Benz 190”, me targa SR 2757 B, i është gjetur dhe sekeustruar në cilësinë e provës materiale 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit kannabis sativa. Gjithashtu atij i është sekuestruar edhe 1 armë zjarri tip automatik kallashnikov.
 
Policia ka ushtruar edhe një kontroll në banesën e të arrestuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
 
Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese (tritol)
mekanizma të ngjashme me bomba artizanale
2 kapsolla elektrik të pajisur me telpërcjellës si dhe
13 kapsolla detonatorë ku 7 prej tyre të pajisur me zjarrpërcjellës
 
Nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Sarandë është duke u punuar po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Redaksia Online
(e.s/a.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim