TIRANE- Shpërthimi i komanduar i 400 kg eksploziv shkaktoi shembjen e kompleskit "Jon" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.
Kompleksi "Jon" përbëhej nga dy godina. Nga shpërthimi njëra godinë ka rënë pothuajse tërësisht ndërsa godina tjetër ka rënë pjesërisht. Janë gati 4-5 kate të pallatit 8 katësh të cilët nuk janë shembur. Më pas ka vazhduar shembja me eskavator.
Për shpërthimin u hapën 1500 gropa në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios kanë bërë mbushjen e tyre me kallëpë tritol,(rreth 400 kg) nga ku më pas u krye dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit 8 katësh.
TV A1 Report me grupin e xhirimit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndjek nga afër zhvillimet.
ORA 16:00 - RRUGA "ALEKSANDËR MOISIU" E BLLOKUAR
Rruga "Aleksandër Moisiu" do qëndrojë e bllokuar derisa të përfundojë krejt operacioni i shkatërrimit të kompleksit "Jon". Kështu informoi nga Vlora, korrespondenti i televizionit 'A1 Report", Arsen Rusta.

(Në foto: Gazetari Arsen Rusta, duke raportuar rreth orës 16:00 nga vendngjarja).
ORA 14: 56 VAZHDON SHEMBJA TOTALE ME ESKAVATOR
Tre matrapikë dhe një eskavator po ndërhyjnë për të shembur kolonat kryesore mbajtëse të kompleksit. 400 kg eksploziv nuk e shembën plotësisht godinën. Në vendgjarje ndodhen forcat e INUK.

(Në foto: Eskavatorët, duke shqepur kolonat e kompleksit "Jon" pas shpërthimit).
ORA 14: 33 ESKAVATORI SHKATERRON MURIN RRETHUES
Operacioni vazhdon përmes një eksvatori me matrapik i cili po shkatërronë murin rrethues.
ORA 14: 10 ZJARRFIKESIT PASTROJNE TYMIN
Rruga është ende e bllokuar. Zjarrfikësit kanë pastruar tymin e shkaktuar nga shpërthimi.

(Ne foto: Pallati ne momentin kur ka shperthyer tritoli)
ORA 14:00 NDODH SHPERTHIMI
Ndodh shpërthimi me eksploziv. Nga shpërthimi është shembur vetëm pjesërisht kompleksi Jon.

(Ne foto: Momenti i shembjes se kompleksit Jon)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Kompleksi "Jon" shembet pjesërisht
"Jon", u përdorën 400 kg tritol">