Një burrë 40 vjeç, zgjedh një mënyrë të vecantë për të protestura për gjyqësorin. Elidon Isufi, ka zgjedhur zgjedhur mënyrën e veçantë për të protestuar ndaj vendimeve të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Duke parë se ai nuk ka pasur asnjë zgjidhje për kërkesën e tij në lidhje me fëmijën, ai është shtrirë në rrugë përpara Gjykatës së Apelit të Vlorës. Për kamerën e Report Tv Elidoni është shprehur se Gjykata i ka hequr kujdestarinë nga djali i tij 3-vjeçar. "Kam marrë këtë vendim pasi Gjykata më ka hequr të drejtën e kujdestarisë së djalit të tij tre vjeçar".

Po ashtu ai është shprehur se nuk do të ikë nga godina e Gjykatës së Apelit të Vlorës derisa kjo e fundit të vendos drejtësi, në të kundërt, sipas tij do të vetëdigjet. Ndërkohë Policia e Vlorës ka mbërritur në vendin ku është shtrirë në rrugë Elidoni, por deri para një orë nuk kanë përdorur forcë për ta hequr nga rruga.