VLORË - Edhe pse Gjykata e Lartë, pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, për transferimin e dosjes “Gjika” në Tiranë, gjyqi ndaj kryebashkiakut dhe disa personave të tjerë, vazhdon në Gjykatën e Vlorës.

Seanca ishte parashikuar për ditën e sotme në orën 11:30 por është shtyrë, pasi asnjë nga të pandehurit bashkë me avokatët nuk janë paraqitur në seancë.

As Shpëtim Gjika dhe as, Eleni Dardha nuk janë paraqitur në seancën që ishte parashikuar që të zhvillohej sot. Gjika akuzohet për "falsifikim të dokumenteve".

Ndërkaq, gjykata ka deklaruar se, nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me transferimin e dosjes dhe për këtë qëllim vazhdon gjykimin.

Seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 8 janar 2014.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)