VLORË- Paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” është goditur me levë në kokë nga dy persona të maskuar Altin Kacaj 42 vjeç, banues në Vlorë. I plagosuri Altin Kacaj në momentin e goditjes ndodhej tek agjencia e tij e udhëtimit pranë Portit të Vlorës. 42- vjeçari është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa vetë Kacaj akuzon një nga Prokurorët e Vlorës, pas një denoncimi publik që ka bërë vetë 42-vjeçari ndaj tij në emisionin “Stop”.
Aurel Zarga është Prokurori që denoncoi 42- vjeçari, ndërsa ky i fundit ka bërë denoncimin për Prokurorin pasi sipas tij, ai e ka futur në burg për shkaqe banale. Pikërisht, denoncimi publik, sipas Kacaj është shkaku i goditjes së tij.
( I plagosuri, Altin Kacaj pas momentit të goditjes )
E ka ba Edvini ket pune me ja rrash prokurove te mi dixhitale
Përgjigju