VLORË-Një gomone është mbytur në Vlorë gjatë orëve të natës, ndërsa fatmirësisht kanë mundur të shpëtohen dy personat që ndodheshin në të.
 
Forca Detare ka mundur të shpëtojë Bledar Janushajn nga Vlora dhe Atilo Dibello, shtetas italian, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se gomonia po vinte nga Italia dhe dyshohet se qëllimi ishte që të shërbente për transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Mjeti lundrues u mbyt afërsisht 2,2 milje në veri-perëndim të Sazanit ndërsa aksioni i shpëtimit ka nisur pasi Janushaj dhe Diebollo kanë kërkuar ndihmë.

Pas një operacioni që përfshiu policinë kufitare dhe rojet bregdetare dy të shpëtuarit u shoqëruan në Policinë e Vlorës për t'u marrë në pyetje.

Skafi i cili u mbyt në ujërat e Sazanit nuk ka mundur të shpëtohet pasi litari është këputur.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com