VLORE - Ka vdekur në spital 45 vjeçarja e cila tre ditë më parë u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj, Gëzim Selimi.

Zemra e Lumturie Selimit u ndal mëngjesin e sotëm në spitalin e Vlorës ku ishte shtruar që prej 23 majit.  Gruaja u qëllua me mjete të forta në kokë. 

Po atë ditë policia arrestoi  49-vjeçarin Gëzim Selimi, nga fshati Alikokë. Ngjarja, sipas policies ndodhi për motive të dobëta.  Mbi Selimin, rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)