VLORE- Një 17 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia e Vlorës. Në tentativë për t’u larguar nga forcat e policisë, 17-vjeçari nga Kurbini, ka qëlluar disa herë me armë zjarri.
 
17-vjeçari me inicialet A.K, në 14 dhjetor vodhi në fshatin Fushë-Dukat një motor tip “Honda”, mjet të cilin e ka braktisur në përpjekje për t’iu larguar forcave të policisë, informoi sot policia e Vlorës.
 
Nga shkëmbimi i zjarrit mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa pas arrestimit materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Vlorë për hetime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134, 84, 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)