Vlorë, hedh gruan në lumë pasi
e rreh me levë, shkak xhelozia
Policia e Vlorës ka arrestuar Ervis Hysi, pasi ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërkohë policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçare, pasi bashkëshorti i saj kur është kthyer në shtëpi nuk e ka gjetur atë dhe fëmijët.
VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar për veprat penale “Dhunë në familje“ dhe “Heqja e paligjshme e lirisë’’, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Ervis Hysi, banues në lagjen “24 maj” në Vlorë pasi të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas policisë, 30 vjeçari e ka goditur me levë bashkëshorten e tij, dhe më pas e ka braktisur atë në afërsi lumit të fshatit Kotë. Familjarët e gruas kanë njoftuar policinë e cila është vënë në kërkim të saj, dhe brenda një kohe të shkurtër ka mundur ta gjejë atë si dhe të kryejë arrestimin në flagrancë të Ervis Hysit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për ngjarjen është xhelozia, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj. Ndërkohë tashmë bashkëshortit i duhet të përballet me veprat penale të “Dhunës në familje“ dhe “Heqja e paligjëshme e lirisë’’.
SHKODER, GRUAJA ZHDUKET BASHKE ME FEMIJET, BURRI E KALLEZON NE POLICI Ndërkohë policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçare, pasi bashkëshorti i saj kur është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur gruan dhe fëmijët. Sipas policisë shtetasi me iniciale H.A, 35 vjeç, kur është kthyer në shtëpi, nuk ka gjetur gruan e tij Alma Aliaj së bashku me fëmijët, të cilët ishin larguar nga shtëpia pa e vënë në dijeni, duke marrë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.
Bashkëshorti ka njoftuar policinë e cila ka filluar procedimin penal ndaj 35 vjeçares, si dhe është vënë në kërkim për gjetjen e saj, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.5%
-
Frikë se humbin
43.3%
-
Arsye të tjera
8.2%
Vota total: 1653
Lajme të tjera
-
U arrestua në Mal të Zi, SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë ekstradimin e 'mbretit' korean të kriptovalutave
29 Mars, 15:49
-
Luizi e injoron, Oltës s’i del e ‘keqja’: Është kafshë, shumë njeri i keq
29 Mars, 15:41
-
Shpopullimi/ Thomai, i vetmi nxënës i shkollës së Vodicës në Ersekë! Report Tv në fshatin e braktisur, mësuesi ‘hero’ mban hapur klasën për 9-vjeçarin
29 Mars, 15:38
-
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv, projeksioni: 51% e shqiptarëve janë dakord që të aplikohet amnistia fiskale
29 Mars, 15:36
-
Sondazhi ‘Piepoli’ në Report Tv: Nëse zgjedhjet lokale do të mbahen sot mbi 60% e shqiptarëve do të marrin pjesë
29 Mars, 15:34
-
Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit
29 Mars, 15:31
-
Kievi: Do kundërsulmojmë me tanket ‘Leopard’ para verës
29 Mars, 15:28
-
Zgjedhjet e 14 majit, Duka: Vë bast se mazhoranca nuk merr vota si më parë! Vangjeli: Pjesëmarrja e rëndësishme, shumica shkon drejt kutive të votimit
29 Mars, 15:27
-
140 emra për 61 ‘frone’ lokale, cilat janë betejat më të forta të 14 Majit! Opozita kërkon rikthimin në pushtet vendor, PD ‘braktis’ shumicën e bashkive
29 Mars, 15:26
-
Grossi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s: Po marrim masa për të shmangur katastrofën
29 Mars, 15:22
-
Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve
29 Mars, 15:22
-
Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion
29 Mars, 15:10