VLORË - Infrastruktura rrugore në qytetin e Vlorës, qoftë e re apo e vjetër është ndërtuar pa marrë në konsideratë nevojat e grupeve të ndryshme sociale.
 
Paraplegjikët, të verbëritë dhe nënat me foshnja nuk merren parasysh nga hartuesit dhe zbatuesit e projekteve infrastrukturore edhe pse krijimi i mundësive të lëvizjes është një e drejtë e përcaktuar me ligj.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për koment, teksa tregojnë me situatën që u duhet të përballen çdo ditë para dhe tetraplegjikët.
 
Sakaq e njëjta situatë është edhe në institucionet vendore, shumë prej të cilave nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme për t’i shërbyer sa më mire kësaj kategorie.
 
Edhe pse në jo pak raste, drejtuesit vendor në Vlorë kanë shprehur mbështetjen e tyre për këto kategori sociale, asnjë iniciative konkrete nuk është ndërmarrë deri tani.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)