Vlorë- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3 vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen 29 Nëntori, pranë shkollës së naftës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Raportohet se fillimisht drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.