Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve(PRODAPS) dhe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA), zhvilluan një seminar të përbashkët për të prezantuar aktivitetin e deritanishëm dhe ecurinë e mëtejshme në nxitje të biznesit të vogël e të mesëm në rajon dhe që mbështetej nga SMART INNO(Network smart dhe klastera të qëndrueshëm për inovacionin), një projekt i BE-së që ka si synim rritjen e kompeticionit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme(SME), si dhe të qendrave të kërkimit e të zhvillimit në Rajonin e Adriatikut.
Në këtë seminar, që emërtohej "Mjetet financiare në mbështetje të SME-ve Shqiptare të promovuara nga Kooperacioni Italian" dhe ku merrnin pjesë përfaqësues të degëve të bankave të nivelit të dytë, që operojnë në Vlorë, biznesmenë, përfaqësues të subjekteve të kategorive të biznesit të vogël e të mesëm, u evidentua impakti i aktivitetit disa vjeçar të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve(Ndërmarrjet e vogla e të mesme), si edhe të Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA), përmes instrumenteve të kreditimit dhe fondit të garancisë, si edhe formave të tjera të mbeshtetjes së drejtpërdrejtë dhe indirekte në zhvillimin e ekonomisë. Kjo, jo vetëm përsa i përket nxitjes dhe konsolidimit të bizneseve të vogla e të mesme, efektivitetit të kredive, por edhe rritjes së kapaciteteve të punësimit në tregues konkretë.
Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio, nënvizoi mes të tjerash se, Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri(PRODAPS), është konfirmin dhe dëshmi e partneritetit mes Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në fushën ekonomike. Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperacioni Italian, janë në mbështetje të zhvillimit ekonomik e social të Shqipërisë.
"Janë të shtumta nismat e ndërmarra në këtë drejtim nga Qeveria Shqiptare, falë edhe programeve të financuara nga Kooperacioni Italian dhe falë bashkëpunimit thelbësor të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, e cila ka konkretizuar edhe sukseset e nismave të tilla", nënvizoi Bergesio. Në këtë kontekst, sipas tij, Programi PRODAPS, përmes një fondi prej 40 milionë eurosh, ka promovuar dhe do të promovojë projekte të investimit në Shqipëri, duke favorizuar dhe mbështetur dhënien e kredive me kushte të lehtësuara dhe fondit të garancisë.
Nga ana e tij, Kino Buxheli, drejtor i Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve, bëri një pasqyrë të aktivitetit tëkëtij programi në sektorin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duke saktësuar edhe linjat e mbështetjes për biznesin e kësaj kategorie, përmes instrumenteve të kreditimit dhe të fondit të garancisë. Sipas tij, PRODAPS është një program i përbashkët i qeverive italiane dhe shqiptare, që konkretizohet mes të tjerash në mbeshtetjen me kredi me interesa të ulëta, bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare, me synim zhvillimin e tyre.
Programi financohet nga Qeveria Italianedhe përfshin dy instrumente financiarë, linjën e kredisë me një vlerë prej 25 milionë euro dhe Fondi Shqiptar i Garancisë me një vlerë prej 2.5 milionë euro. Përmes instrumentit të kreditimit, mundësohen kredi që nisin nga 15 mijë deri në 500 mijë euro për çdo subject, me interesa që shkojnë deri në 4 përqind në euro dhe 5 përqind në lekë, në varësi të kushteve të kreditimit. Ndërkohë, përmes Fondit Shqiptar të Grancisë, mbështeten dhe ndihmohen subjektet e kësaj kategorie për të marrë kredi nga bankat pjesëmarrëse në program. Buxheli tha se, si rezultat i aplikimit të PRODAPS, gjatë viteve të fundit janë financuar 98 projekte kredish, të konkretizuara me çeljen e 1449 vendeve të reja të punës.
Mirela Koçi, drejtore ekzekutive e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA), e vuri theksin tek mbështetja që është dhënë për subjektet në rajon, përmes kreditimit me kushte të buta dhe formave të tjera indirekte, të cilat janë konkretizuar jo vetëm në zhvillimin dhe konsolidimin e tyre, por edhe me hapjen e më shumë se 100 vende të reja pune, gjatë viteve të fundit. AULEDA zhvillon inciativa që mbështesin aktivitete ekonomike me ndikim pozitiv social dhe mbështesin një model pune që favorizon përfshirjen profesionale të grupeve në nevojë, duke ofruar shërbime si, hartëzim të burimeve lokale, mbështetje për planifikimin dhe menaxhimin e biznesit, mbështetje për rrjetet e ndërmarrjeve dhe ekonomisë sociale që veprojnë kryesisht në sektorët ekonomikë prioritarë për zhvillimin rajonal mes të cilëve turizmi i qëndrueshëm, prodhimi agroushqimor, peshkimi e artizanati, teknologjitë e komunikimit, ka ofruar asistencë teknike për plan biznesi dhe menaxhim, kërkim tregu, trajnime profesionale dhe për menaxhim, ndërmjetësim për lidhje kontratash dhe marrëveshjesh bashkëpunimi, çertifikim dhe promovim produkti, etj
Veç këtyre, përmes fondit të garancisë që ka vënë në dispozicion Ministria e Jashtme e Italisë, për garantimin e kredive të sipërmarrjes në sektorët e artizanatit, bujqësisë, agroindustrisë, peshkimit, është mundësuar dhënia e kredive me kushte të lehtësuara me vlerë që shkon nga 400 mijë deri në 10 milionë lekë(të reja), me afate deri në 7 vjet.
Për rrjedhojë, gjatë viteve të fundit janë mbështetur me kredi 18 biznese, janë përgatitur 27 biznes plane për SME-të të cilat janë mbështetur me kredi, 35 biznes plane të tjera për çeljen e bizneseve, janë trajnuar 2500 persona për biznesin, tatimet, ngritje kapaciteti në menaxhim biznesi, në fushën e agrokulturës dhe agroindustrisë, për përdorimin e ICT-ve në marketing dhe tregtimin e produkteve e-marketing dhe e-commerce, trajnime për shkrim projekti, Programi IPARD Like i Komunitetit Evropian, janë çelur më shumë se 100 vende pune, janë nxitur dhe krijuar 3 shoqata të prodhuesve, janë promovuar në panaire kombëtare e ndërkombëtare më shumë se 300 SME, ndërkohë që është realizuar një studim i plotë për zinxhirin e vlerave të produkteve për Qarkun etj.
Ndërkohë, Neritan Mullaj, menaxher kombëtar i Ekipit të të Mbështetjes së Biznesit të Vogël(SBS), Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, bëri një pasqyrë të mbështetjes financiare dhe këshillimore të kësaj banke, për SME-të./atsh/
/Shqiptarja.com