Policia Kufitare ndaloi dje një kamion në Portin e Vlorës, në të cilin ishte fshehur një sasi lënde narkotike.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA 939 LK, ka rezultuar se ishin fshehur në 8 grila të paketuara në qese rreth 79 kg drogë e llojit kanabis.
Policia ka bërë të ditur sot se ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë Arben Kamberaj, 49 vjeç dhe Irakli Myrto, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa në kërkim rezulton R.B., për të cilin nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.

(Kamioni ku u gjet droga dje në portin e Vlorës)
[gallery]23943[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Port, Vlorë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 79 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në Portin e Vlorës
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër!
Në vijim të punës së pandërprerë të bërë nga D.V.K.M.Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast është goditur në Portin e Vlorës nga këto struktura.
Si rezultat i kontrolleve në vijën e dytë të Pikës së kalimit Kufitar shërbimet e Policisë Kufitare ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Sasia e lëndës narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë totale prej 79 kilogramë u konstatua e fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ''Mercedes Benz'' me targa AA 939 LK.
Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit :
Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë,
Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.
I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë'' parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO