Vlorë, kapen 1.5 ton kanabis
Policia: Në 7 muaj, 11.6 ton

Vlorë, kapen 1.5 ton kanabis<br />Policia: Në 7 muaj, 11.6 ton
VLORE –  1.5 ton Kanabis Sativa është sekuestruar në qytetin e Vlorës, ndërsa dy persona janë arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar.

Lënda narkotike ndodhej në furgonin tip Mercedes me targa AA 002 IB, i cili u ndalua në hyrje të autostradës së Vlorës rreth mëngjesit të sotëm (Ora 05:30).

Në sajë të operacionit “Restart” policia arrestoi drejtuesin e furgonit, Armando Kuçin nga Fieri dhe Julian Byzykën, drejtuesi i një makine tip Fiat me targa AA 262 FV, e cila shoqëronte furgonin me drogë.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Italinë e cila do të transportohej drejt shtetit fqinj përmes rrugës detare.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohen të jenë pjesë e këtij trafiku.

Policia e Vlorës tha se po verifikohen target e dy automjeteve të bllokuara pasi dyshohet se janë të vjedhura, ndërsa të arrestuarit dyshohet se janë me precedent të mëparshëm penalë. Sipas bluve të Vlorës, gjatë këtij vitit policia ka kapur në qytetin bregdetar 10 ton drogë.  


droge ne vlore

(Në foto: Droga e sekuestruar në qytetin e Vlorës)  Foto të tjera

DIDI: OPERACION I SUKSESSHEM, NUK TREMBEMI NGA AKUZAT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka reaguar për sasinë prej 1.5 tonësh e kapur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Duke folur nga Vlora, Didi e ka cilësuar këtë si operacionin e rradhës të suksesshëm të policisë, ndërsa ka shtuar se policia nuk trembet nga akuzat ndaj policisë.
 
Sipas Didit "krimi ka veshur kollare dhe hedh akuza ndaj policisë", ndërsa sa i përket operacionit tha se nuk është i sigurtë për prejardhjen e lëndës narkotike nga Lazarati por se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Ndër të tjera kreu i policisë së shtetit theksoi se policia ka rritur kontrollet duke hyrë edhe në Lazarat ndërsa shtoi se në masat e policisë për të luftuar trafikun e drogës është edhe ndëshkimi i kryepleqve të fshatrave ku kultivohet drogë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim