Rreth 211 kg e 700 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Vlorës.

Policia bën me dije se është arrestuar një person ndërsa janë shpallur në kërkim  dy të tjerë.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike kanabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.

Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Gjatë operacionit “ Fillim Vjeshte’ ka rënë në pranga 41-vjeçari Dilaver Pecaj, banues në Trevllazër, ndrësa janë shpallur në kërkim 47-vjeçari me inicialet F.P dhe 34-vjeçari me inicailet A.M
 
Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com