VLORE- Gati 24 orë pasi tentuan të grabisin me maska e armë një pikë këmbimi valutorë, policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar.
Sipas bluve të Vlorës, autorët e dyshuar janë: Kristian Balliu, 28 vjeç, Besnik Çipi, 29 vjeç dhe Erjold Dhamaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u krye pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri tjetrin, të pajisur me armë zjarri dhe pasi vodhën një automjet në lagjen “Pavarësia”, tentuan të grabisin pikën e këmbimit valutor që ndodhet në afërsi të Xhamisë së Plumbit në qytetin e Vlorës.
Sapo kanë hyrë brenda pikës së këmbimit valutor, autorët u larguan me mjetin e vjedhur pasi kanë konstatuar se në drejtimin e tyre po shkonte një autopatrullë policie.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin e vjedhur, një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë TT dhe një mjet audi që i përkiste njërit prej të arrestuarve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com