Vlorë, kapen 4 kg heroinë
në port, do shkonin në Itali

Vlorë, kapen 4 kg heroinë<br />në port, do shkonin në Itali
VLORE- Një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar gjatë një kontrolli në portin e Vlorës.
 
Droga u gjet në një makinë tip BMW më targë AA620 HN që drejtohej nga një shtetas me inicialet I. H., nga Pogradeci dhe po tentonte të kalonte në Itali përmes tragetit të linjës Vlorë-Brindizi të Vlorës.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 8 pako e llojit heroinë dhe ishte fshehur në pjesën e përparme të automjetit në zonën e motorit.
 
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, si dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.


heroine ne vlor
(Në foto: Makina e kapur me heroinë)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)