VLORË - Dy kilogramë eksploziv, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar nga Policia e Vlorës gjatë një aksioni të zhvilluar në autostradën Fier-Vlorë.
 
Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar lënda eksplozive po transportohej për në Vlorë, ndërsa në pranga ra poseduesi Diftir Habipi, 30 vjeç i cili drejtonte automjetin.
 
Operacioni i koduar "Skedina" u zhvillua rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa mësohet se personi që tashmë ra në prangat e policisë vinte nga Gjirokastra, ku edhe banon.
 
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë  ka nisur hetimin për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municionit" në bashkëpunim, rreth një muaj më parë.

tritoli vlore me logo
tritoli vlore me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)