VLORË - Një tregtar veshmbathjesh u kap me 5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë në portin e Vlorës. Policia tha se droga u gjet dhe u sekuestrua në mjetin me targa Vl 7393 C gjatë një kontrolli nga policia kufitare, pak minuta para se të nisej trageti i linjës Vlorë-Brindizi. Mjeti i përkiste shtetasit Edmond Andoni, 61 vjeç, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Droga u gjet në sediljen e pasme të mjetit, e cila ishte e ndarë në 2 pako të vecanta. Drejtuesi i mjetit mësohet se tregtonte veshje të ndryshme nga Italia në Shqipëri. Sipas policisë, droga kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com