Vlorë/ Keqtrajtoi foshnjën 5-muajshe duke e përplasur në trotuar, Policia: Nëna 37-vjeçare u mor nën akuzë, hetimet i ndjek Prokuroria

Vlorë/ Keqtrajtoi foshnjën 5-muajshe duke e përplasur në trotuar, Policia: Nëna 37-vjeçare u mor nën akuzë, hetimet i ndjek Prokuroria

Foshnja e keqtrajtuar nga nëna, duke u dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Vlorë- Policia e Vlorës merr nën akuzë në gjendje të lirë nënën që keqtrajtoi foshnjën e saj 5-muajshe duke e përplasur në tokë. Ngjarja e rëndë ndodhi te ditë më parë, kurse sot policia vendore (17 mars) bëri me dije se ka proceduar 37-vjeçaren, kurse dosjen ia ka referuar Prokurorisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh", bëri me dije policia.

I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ të Vlorës, ku nëna në gjendje të dehur ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t'i marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë. Nëna u shoqërua në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait

Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait