Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 3 protestues dhe 4 efektivë policie.

Sipas përditësimit të orës 18:40, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndërkohë, 4 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin ambulator.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Protestuesit shkatërrojnë derën te Kuvendi, sulm me molotovë Kryeministrisë! I vihet zjarr 3 ministrive, bankave e bizneseve! 35 të shoqëruar