VLORE – Katër persona janë plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45 në qytetin e Vlorës, gjatë një konflikti për çështje pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal mbas pallatit të Sportit Flamurtari, ku tetë persona janë grindur me njëri – tjetrin për prona, teksa në debat e sipër, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë ndaj 4 personave të përfshirë në konflikt, duke i plagosur ata në këmbë.
Menjëherë autori dhe 3 personat e tjerë janë larguar me makina duke i lënë të plagosurit në lokal.
Policia, e mbërritur në vendngjarje, arrestoi 4 personat e plagosur, ndërsa u vu në ndjekje të 4 të tjerëve, të cilët tentuat të dilnin jashtë qytetit të Vlorës në drejtim të Fierit. Policia ka verifikuar dy automjete me targa të Fierit, të cilët u ndanë në dy drejtime, njëra drejt autostradës Vlorë-Levan dhe tjetra drejt rrugës së vjetër që të çon në Fier.
Për kapjen dhe arrestimin e tyre, shërbimet e Policisë së Rendit dhe asaj Rrugore, kanë bërë ndjekjen e dy automjeteve dhe kanë ngritur postblloqe në zonën e Novoselës dhe një në Levan. Autorët e krimit u kanë shpëtuar postblloqeve dhe janë larguar duke përplasur disa herë automjetet e tyre me ato të policisë. Por nuk i kanë shpëtuar dot ndjekjes së policisë pasi u ndaluan në autostradën Levan-Tepelenë.
Sipas policisë të katër personat janë nga Fieri, dhe sipas hetimeve paraprake autorët kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur për motive pronësie, ndërkohë të plagosurit janë banorë të Vlorës, dhe pasi i është dhënë ndihma kirurgjikale në spitalin e Vlorës, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje gëzhojat e dala nga arma, e cila i përkiste një personi tashmë të arrestuar.
Sipas mjekëve të Vlorës të katër personat janë qëlluar në pjesën e poshtme të trupit , dhe mesa duket nuk kanë pasur objektiv jetën e tyre , por për t’i trembur.
(gm/qb/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com