VLORE - Kolegji Civil i Gjykates së Lartë rrezon vendimin e gjykatës së Apelit e cila shpallte si pronar te ish vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, Garden e Republikes.
Ne vendimin e tij Kolegji nxjerr në pah shkeljet ligjore të bëra nga gjykatat Apelit e Vlorës, duke e rikthyer ceshtjen per rigjykim.
Ky vendim në favor të ish pronareve te cileve u ishte kthyer prona dhe nisen te ndertonin është dhënë nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/C të Kodit të Procedurës Civile. Kolegji vendosi: “ Prishjen e vendimit nr.138, datë 23.04.2008 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues."
Ky vendim është marrë më 21 Mars të këtij viti, por është zbardhur vetëm pak ditë më parë nga gjykata e lartë.
Konflikti midis banorëve dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare lindi dy vite më parë, ku asokohe shumë prej banorëve u dhunuan nga Garda e Republikës dhe pse ruanin pronen e tyre të kthyer në mënyrë të ligjshme nga agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave në vitin 1994.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nxjerr në pah një standart të shkelur të drejtësisë ku gjykimi është bërë në mungesë të palës së pronarëve, duke mos i dhënë atyre mundësinë të njihen me procesin por të humbin kështu dhe të drejtën e ankimit.
Është pikërisht vendimi i datës 23 prill i vitit 2008 dhënë nga gjykata e Apelit të Vlorës në mungesë të pronarëve, duke i hequr dhe të drejtën e ankimimit dhe duke i dhënë formë të prerë vendimi se prona i takon shtetit dhe drejtorisë së shërbimeve qeveritare.
Tashmë vendimi që i jep të drejtë banorëve është në fuqi dhe pritet që ribërja e gjykimit brënda kuadrit ligjor pa shkelje, dhe në respekt të qytetarit dhe ligjeve të nxjer në pah një të drejtë të munguar që prej afro 70 viteve për pronarët legjitim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16.7%
-
Jo
74.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e artit prehistorik
15 Mars, 13:31
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n
15 Mars, 13:26
-
‘Do kemi probleme se është kokëfortë’, Rama rrëfen episodin me ‘Neomalsoren’: S’donte të futej në listë se nuk arriti objektivin 500 emigrantë! Prandaj e dua shumë këtë njeri
15 Mars, 13:22
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
Devoll/ 80 të angazhuar, fiket pas 2 ditësh zjarri në malin e Moravës, vihet nën hetim zjarrvënësi 46-vjeçar
15 Mars, 13:13
-
‘Vij nga një vend që ende shkohet me varkë’/ ‘Neomalsorja’: Dukagjini ka qenë i izoluar, drita e shtëpisë time ishte qiriri
15 Mars, 13:01
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë
15 Mars, 12:51
-
Kandidati i PS-së në Elbasan tregon historinë para 10 vitesh: Drejtori i PD-së nga hoqi fotot nga tabela e lavdërimit se familja jonë njihej si e majtë
15 Mars, 12:48
-
Trump i kërkoi Putinit që t’u kursejë jetën, Zelensky sqaron gjendjen e trupave ukrainase në rajonin rus Kursk: Nuk ka rrethim të ushtarëve tanë
15 Mars, 12:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Bashkë
15 Mars, 12:34