VLORË - Një rast i kultivimit të kanabisit është goditur nga policia në Vlorë, në fshatin Rromës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar ‘Territor i pastër’.
Në pranga janë vënë dy shtetas, babë e bir, N.B., 58 vjeç dhe A.B., 26 vjeç, përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia mundi të sekuestrojë 135 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u gjetën në Rromës në vendin e quajtur ‘Përroi i njomë’.
'Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit N. B., 58 vjeç dhe A. B., 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.', thuhet ndwr tw tjera nw njoftimin e policisw.
Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Vlorës.
Lajmi kryesor: