VLORE - Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë Anesti Dhimojani ka rrëzuar kërkesën për mocion të propozuar nga mazhoranca, për shkarkimin e tij. Në mbledhjen e Këshillit të këtij qarku, Dhimojani është shprehur se mocioni i paraqitur nuk kishte arsyet e duhura për shkarkimin e tij, duke e cilësuar mocionin si të pabazë.
Ai shtoi se, mocioni i paraqitur është një vendim politik që ka ardhur sipas tij pas presioneve nga qendra e partisë së majtë.
34 nga 59 anëtarë të majtë të Këshillit të Qarkut Vlorë propozuan përmes një mocioni shkarkimin e kreut aktual të PD Anesti Dhimojani ndërsa propozuan zëvendësimin e tij me Sadrit Danajn e PS. Në këtë këshill e majta ka 34 anëtarë kundrejt 25 anëtarëve të djathtë.
MBLIDHET KESHILLI I QARKUT, PRITET SHKARKIMI I KREUT TE DJATHTEBashkimi i votave të majta dhe të djathta në Këshillin e Qarkut të Vlorës pritet të ndryshojë balancat në këtë institucion që aktualisht drejtohet nga një përfaqësues i së djathtës.
34 antarë nga 59 që ka ky këshill kanë firmosur një mocion mosbesimi karshi kreut aktual, Anesti Dhimojani, ndërsa kjo pritet të shqyrtohet gjatë mbledhjes që po zhvilllohet ditën e sotme. Ndërkaq anëtarët e majtë të Këshillit të Qarkut të këtij rrethi kanë propozuar Sadrit Danajn të PS si kryetarin e ri të këtij këshilli. Ky propozim pritet të hidhet për votim pas diskutimeve
E majta në këtë këshill ka 34 antarë kundrejt 25 të opozitës, ndërsa shqyrtimi i mocionit të mosbesimit është pika e gjashtë në rendin e ditës që pritet të shqyrtohet.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.3%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15