Goditen parcelat me kanabis në Vlorë dhe Lezhë, kultivuan lëndë narkotike edhe pranë lumit Drin! Arrestohen 4 persona, një në kërkim (Emrat)

Teksa në raportin e OKB rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 7-të në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabis, vijojnë operacionet për goditjen e kultivimit të lëndës narkotike në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit, janë zhvilluar dy operacionen ë Vlorë dhe Lezhë nga të cilat kanë rënë në pranga 4 persona, një është shpallur në kërkim dhe një po hetohet në gjendje të lirë. 

Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga ky operacion u arrestuan dy persona të identifikuar si Reoland Cacaj, 39 vjeç dhe Drilon Ademaj, 33 vjeç. Gjithashtu, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje). Nga veprimet hetimore rezulton se Cacaj ishte me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Ndërsa në Lezhë, u zbulua në magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit ndërsa lëndë narkotike ishte mbjellë edhe buzë lumit Drin. Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi, 36 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim, Erjon Mirukaj, 32 vjeç. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë Marcelo Cali, 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale "Moskallëzim krimi", si dhe është vënë nën hetim Gjon Nikolla, 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Vlorë për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:44
Lezhë/ Kultivuan kanabis në magazinë dhe në një sipërfaqe buzë lumit Drin, 2 në pranga, një në kërkim (Emrat)

 

Një tjetër parcelë me kanabis është zbuluar në Lezhë nga kontrolli me dronë. Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi, 36 vjec ndërsa është shpallur në kërkim, Erjon Mirukaj, 32 vjec.

Në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, u zbuluan fidanë të dyshuar narkotikë, bimë të dyshuara në proces tharjesh si dhe bimë në formë bocesh në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë.  

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga Erbardh Gjeloshi.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë Marcelo Cali, 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale "Moskallëzim krimi", si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gjon Nikolla, 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive