Raporti i OKB i Drogave: Në vitet 2016-2020 Shqipëria renditet e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit

Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku thuhet në raportin Botëror të Drogave 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara.

Të dhëna të tjera thonë se në rastet më të mëdha, trafikimi bëhet nga Maroku në Spanjë dhe nga Afganistani në vendet e tjera të Azisë Perëndimore. Spanja shërben si porta kryesore për tregjet në Perëndim dhe Evropën Qendrore. Ndërsa kanabisi i prodhuar në Marok ka destinacion vende të tjera të Afrikës së Veriut.

Në raport përmendet se analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm.

Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Evropë. Në të dhënat e bëra publike nga Raporti i Drogërave rezulton se shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Sipas të dhënave, rruga më e rëndësishme në botë për trafikun e heroinës dhe morfinës vazhdon të ecë nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes vendeve të Ballaknit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

(Kliko ketu per te lexuar raportin i zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogërat)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Raporti i OKB për drogat, deputeti Sula: ‘Medalje e zezë’ për vendin tonë

1656417766_dashnorsula1068x740.jpg

“Shqipëria renditet e 7 në botë për prodhimin e kanabisit. Ndonëse në Shqipëri  hashashi është i jashtëligjshëm, vendi ynë garon me vendet si Holanda që e ka legalizuar mariuanën për sasinë që prodhojnë trafikantët shqiptarë me imunitet”.  Kështu e nis reagimin e tij për raportin e OKB për drogat deputeti demokrat Dashnor Sula.

Ai thotë se Raporti Botëror për Periudhën 2016-2020 i jep Shqipërisë Medalien e zezë si vendi i 7 në Botë për sasinë e Kanabisit që prodhon.

“Imagjinoni po të ishte Shqipëria me sipërfaqe gjeografike sa Holanda. Do ishim jo vetëm të parët por me diferencë të pakonkurrueshme Këtu do të jemi dhe në Raportin tjetër Shqipërinë do e shohim në top 10 shtetet me intensitetin më të lartë të trafikut të drogave të foarta.

Sinjalet janë dhënë: arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku me 20 kg kokainë. Disa ditë më pas me dyfishin e sasisë u arrestua një tjetër njeri i afërt me pushtetin me kokainë të fshehur te mishi. Kjo tregon se pushtetarët kanë marrë vet në dispozicion trafikun e drograve të rënda.

Eshtë trafiku i hashashit e kokainës që ia vështirësojnë gjithnjë e më shumë qytetarëve të ndershëm. Një punonjës i ndershëm me rrogë nuk mund të blejë sot një shtëpi për të krijuar familje sepse paratë e pista e rrisin çmimin e tregut. Një punonjës i ndershëm në shqipëri nuk shkon dot për pushime në jug sepse cunat problematik (miq të mazhorncës) vijnë e pastrojnë paratë.

Të gjitha këto të planifikuara nga qeveria po detyrojnë trurin, të ardhmen e këtij vendi të largohen nga Shqipëria, dhe kjo është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të mënjëhershme. Duhet konsideruar mision për të ardhmen e vendit.

Në fakt drejtësia e re i ka dhënë sinjalet për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit, por duhet ende shumë, shumë punë. Une si ish-koleg i tyre i inkurajoj të punojnë pa iu dridhur qerpiku. Inkurajoj gjithashtu edhe Drejtorin e Policisë Gledis Nano i cili po ashtu ka nisur ti rikthej fytyrën Policisë së Shtetit. Profesionalizmi i tyre, kredibiliteti i tyre dhe vendosmëria e tyre do konsiderohet akt heroik nëse e largon Shqipërinë nga këto rekorde të zeza që e ka çuar politika”, shkruan deputeti Sula.

Ora 11:46
Raporti i OKB për drogat, Salianji: Tjetër rekord i zi! Qeveria e ka projekt politik përdorimin e krimit

Për deputetin demokrat Ervin Salianji një tjetër rekord i zi është ai i raportit të fundit të OKB për drogat, ku për periudhën 2016-2020 Shqipëria renditej e shtata. Në një reagim në Facebook Salianji shkruan se një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal.

“Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet. Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej!  Shqipëria është tranzit për heroinën! Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane. Një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal. Përfitues direkt janë qeveritarët”, ka shkruar Salianji.

Ora 11:06
Shqipëria renditet në vendin e 7-të për kanabisin, Meta: Të reagojë drejtësia! Shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre

1655905717_107430konferenca9mars1623262278411.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e OKB që rendit Shqipërinë në vendin e 7-të për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit duke i bërë thirrje drejtësisë që të reagojë. Sipas Metës, mbrojtja politike e grupeve kriminale po dëmton imazhin e vendit, ndaj thekson se kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

"Krimi i organizuar vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese ende nuk janë përqëndruar seriozisht në luftën kundër kanabizimit dhe trafikut të drogës, kusht për integrimin europian.Raporti i vitit 2022 i UNODC, zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet e rendit vendin tonë, kryesor në botë për kultivimin e kanabisit, duke e klasifikuar të shtatin nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin për periudhën 2016-2019, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heorinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Një tjetër raport, i publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia, përdorimi i bandave në fushatat elektorale dhe dhënia për ta si “koncension” i vijimit të trafiqeve, që po dëmton seriozisht imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.Të gjithë shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore. Drejtësia të reagojë tani!", shkroi Meta.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelenasi: 28/06/2022 10:12

    Raporti thote ‘vendet me te permendura per origjinen’. Domethene behet fjale per raste kur kanabisi i kapur eshte i importuar. Ndaj titulli i artikullit te mesiperm (Shqiperia e shtata ne bote per kultivim dhe perdorim) eshte shume i gabuar. Nuk ka asnje shance qe Shqiperia te prodhoj me shume kanabis se vende te medha ku ka konsum te larte te kesaj droge, sic jane SHBA-te, Brazili, Meksika, Spanja, Anglia, etj. Madje edhe konsumi ne Shqiperi eshte teper me i vogel se vende Europiane si Hollanda, Belgjika, Anglia, Franca dhe Gjermania. E gjithe Shqiperia nuk konsumon sa nje lagje Parisit, Londres, Brukselit, Berlinit ose Madridit. Duhet ta interpretoni sakte raportin. Eshte bere sport mediatik ne Shqiperi portretizimi i vendit si nder me te keqinjt ne bote. Te njejten gje beni edhe me vrasjet… menjehere ne lajme! Ne kryeqytetet perendimore ka vrasje dhe plagosje cdo jave, por lajmi nuk percillet ne mediat kombetare (me perjashtim te rasteve terroriste). Sepse, ndryshe nga Shqiperia, mediat andej s’kane ndermend te stresojn publikun ne menyre te panevojshme.

    Përgjigju
    • Une: 28/06/2022 11:49

      O shoku keto raporte nuk i merr kush seriozisht sepse prodhohen me metologji te dyshimta dhe te gabuara. Nje raport i ngjashem e nxori shqiperine konsumatorin me te madhe te kokaines ne bote. Shqiptaret hani e pinin me shume kokaine se sheqerin sipas tyre. Media thjesht paguhet per keto shkrime, kane sponsor.

  • arti: 28/06/2022 09:02

    Rama Velija e kane mendjen ku te grabisin dhe shkaterojne pronen te shkaterojne jeten meren me ne dhe skane kohe te shikojne se cfar mbillet ne shqiperi.O popull zgjohu nga gjumi .Keta politikane po te grabisin edhe ate qe ti e ke me te shtrejnte pronen jeten tende .Ju gazetat duhet ti beni jehone kesaj grabitje gjoja ne interesin publik.Keta i kane mare te gjitha me gjykata me polici me administrata skemi ku ankohemi se kudo qe shkojme thone nuk dalim kundra qeverise ky eshte absurditet ne demokraci eshte nje krim.

    Përgjigju
  • seldi: 28/06/2022 08:55

    ka vend per permiresim ????....

    Përgjigju
    • A. N.: 28/06/2022 14:34

      Vallahi veshtire se ka konkurrence te madhe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie